“Më pak se 1% e botës thith ajër të pastër”, studimi i ri zbulon ndotje mbi limitet - NACIONALE

“Më pak se 1% e botës thith ajër të pastër”, studimi i ri zbulon ndotje mbi limitet

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas një studimi të ri më pak se 1% e popullsisë së botës është duke thithur ajër të pa ndotur, me vendet aziatike që përballen me disa nga rreziqet më të mëdha shëndetësore.

Hulumtimi i publikuar në Lancet Planetary Health, ka treguar se rreth 99.82 për qind e sipërfaqes globale të tokës është e ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të grimcave 2.5 (PM2.5) që janë mbi limitin e sigurisë të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Vetëm 0,001 për qind e popullsisë së botës thith ajër që konsiderohet i pranueshëm,”- thuhet në studim.

PM2.5 janë grimca të vogla në ajër që kanë qenë gjithmonë të lidhura me sëmundje të rënda si kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

Sipas The Independent, studimi i kryer nga shkencëtarët në Australi dhe Kinë, ka përdorur më shumë se 5000 stacione monitorimi në mbarë botën dhe simulime të makinerive, të dhëna meteorologjike dhe faktorët gjeografikë për të vlerësuar përqendrimet ditore globale të PM2.5.

Ata kanë zbuluar se në nivel global, më shumë se 70% e ditëve në vitin 2019 kishin përqendrime ditore të PM2.5 që kalonin 15 mikrogramë ndotës të gaztë për metër kub, limiti ditor i rekomanduar nga OBSH.

Këto grimca të imëta përbëhen nga bloza e automjeteve, tymi dhe hiri nga zjarret, ndotja e sobave me biomasë, plus aerosolet sulfate që lëshohen nga prodhimi i energjisë elektrike dhe pluhuri i shkretëtirës.

Sipas hulumtimit ekspozimi afatshkurtër ndaj PM2.5 është një kontribues kryesor në barrën globale të sëmundjeve dhe vdekshmërisë.

Megjithatë, bëhet e ditur se nuk ka pasur shumë studime që tregojnë se si nivelet e PM2.5 kanë ndryshuar gjatë dekadave të fundit

Lajme të ngjashme