Me flamur të bardhë në tank, trupat ruse u dorëzohen ukrainasëve - NACIONALE

Me flamur të bardhë në tank, trupat ruse u dorëzohen ukrainasëve

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ky është momenti befasues kur një skuadër ushtarësh rusë duke mbajtur një flamur të bardhë në tankun e tyre u dorëzuan në Ukrainë.

Pamjet e filmuara në Kherson, në jug të Ukrainës, e të shpërndara nga DailyMail, tregojnë një BMP-2 ruse duke dalë nga pas një grupi pemësh dhe duke ndaluar para trupave ukrainase përpara se tre anëtarë të ekuipazhit të dalin nga tanku me duart e tyre të ngritura.

Më pas, ukrainasit u marrin armët e ushtarëve dhe i marrin si robër në atë që duket të jetë një operacion i paracaktuar.

Pamjet u shfaqën pasi inteligjenca ushtarake e Ukrainës tha se më shumë se 2,000 ushtarë rusë kishin telefonuar një linjë telefonike duke pyetur se si të dorëzoheshin në vend që të rrezikonin të vriteshin në fushën e betejës.

Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake në Ukrainë, Andriy Yusov, tha se thirrjet kishin ardhur nga trupat brenda Ukrainës, ata që ishin rekrutuar kohët e fundit në Rusi dhe nga disa që nuk ishin dërguar ende, por kishin frikë.

Këto thirrje vijnë gjithashtu në mes të kundërsulmeve të Ukrainës si në Kherson, në jug, ashtu edhe afër Kharkiv, në veri, të cilat i kanë shkaktuar viktima të rënda Rusisë dhe kanë kthyer një pjesë të territorit nën kontrollin e Kievit.

Kujtojmë se, trupat ukrainase kanë sulmuar në Kherson për më shumë se dy muaj, por, deri vonë, me përparime më të ngadalëta.

Megjithatë, në ditët e fundit vija e frontit rus është shembur në mënyrë dramatike – duke i lejuar ukrainasit të rikthejnë më shumë se 10 milje brenda pak orësh.

Presidenti Zelensky ka thënë se në operacionin që synon të rimarrë qytetin e Kherson, janë çliruar 'dhjetëra' fshatra.

Ndërkohë, qindra milje larg në veri, trupat ukrainase kanë çliruar gjithashtu mijëra kilometra katrorë territor pranë qytetit të Kharkivit.

Raportohet se, pothuajse i gjithë rajoni i Kharkivit është rikthyer në kontrollin e ukrainasëve, ndërsa njësitë po vazhdojnë ofensivën në provincat fqinje Donetsk dhe Luhansk.

Lajme të ngjashme