Putini i nisë burrat në luftë me çokollatë e peceta higjienike - NACIONALE

Putini i nisë burrat në luftë me çokollatë e peceta higjienike

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, janë shfaqur disa burra të rekrutuar së fundmi për të luftuar në Ukrainë, duke hapur qeset që kanë pranuar nga autoritetet lokale në Yakutia, Rusi, ndërsa do të nisen për luftë në Ukrainë.

Gjatë videos, e cila është shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, burrat dëgjohen duke qeshur teksa shohin përmbajtjen e qeseve ku gjejnë, një çokollatë, peceta higjienike dhe një çantë të ndihmës së parë.

Kujtojmë se, javët e fundit, përparimet e Ukrainës në lindje kanë ekspozuar probleme themelore brenda ushtrisë ruse, duke përfshirë boshllëqet në inteligjencën e saj dhe luftën për pushtet.

E ndërsa luftimet vazhdojnë, Rusia ka pasur një përpjekje për të rekrutuar më shumë ushtarë për vijën e parë.

Lajme të ngjashme