Mbyllet organizata më e vjetër ruse e të drejtave të njeriut, Moscow Helsinki Group - NACIONALE

Mbyllet organizata më e vjetër ruse e të drejtave të njeriut, Moscow Helsinki Group

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar mbylljen e organizatës më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend.

Grupi i Helsinkit të Moskës (MHG) është themeluar në vitin 1976 dhe raporton çdo vit mbi situatën e të drejtave të njeriut në Rusi. Megjithatë, autoritetet tani kanë thënë se nuk ka regjistrimin e duhur.

Mbyllja e këtij grupi është i fundit pas një serie mbylljesh që synojnë të drejtat dhe grupet e opozitës në të gjithë Rusinë.

Vendimi vjen pasi ministria e Drejtësisë ka ngritur një padi duke kërkuar të likuidojë grupin në dhjetor, duke argumentuar se ai ishte regjistruar vetëm për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Moskë - jo në pjesë të tjera të vendit.

Atëkohë, kjo masë ishte cilësuar nga grupi si “disproporcionale”, duke thënë se “pavarësisht nga dëshirat e autoriteteve do të vazhdojë të funksionojë”

Ndërkohë, në një deklaratë të mërkurën, MHG raportoi se bashkëkryetari i saj I ka thënë gjyqtarit dhe përfaqësuesve të ministrisë së Drejtësisë se ata "po bënin një mëkat të madh" duke e mbyllur atë.

“Ju po shkatërroni lëvizjen për të drejtat e njeriut, po e shkatërroni atë”, - është shprehur tha Valery Borshov, duke shtuar se, "likuidimi i grupit është një goditje e rëndë për lëvizjen e të drejtave të njeriut jo vetëm në Rusi, por edhe në botë."

Kjo nuk do të jetë hera e parë që MHG detyrohet të ndërpresë veprimtarinë e saj. Edhe në fillim të themelimit në vitet 1970, qeveria kishte bugosur dhe detyruar praktikisht të gjithë anëtarët e saj të ikin në mërgim.

Lajme të ngjashme