Mbyllen vendvotimet në Turqi, raportohet se "atmosfera nuk është aq e gjallë"
Sot qytetarët në Turqi dolën sërish në votime, kësaj here në balotazhin mes presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdogan dhe kundërkandidatit të tij Kemal Kiliçdaroglu.
Siç shkruan gazetarja Ruth Michaelson, “disponimi në vendvotime sot nuk ishte me atë atmosferën energjike e të gjallë si para disa javësh në rundin e parë.”
“Shpresojmë që kësaj here ai (Erdogani) të shkojë,” – tha një votues me emrin Ilhan Pekgoz.
Pas rezultateve të rundit të parë të zgjedhjeve, ku Erdogani nuk humbi siç pritej – e bile edhe doli i pari – pak mbështetës të opozitës dukeshin me besim për një fitore sot.
Në rundin e parë, opozita fillimisht pretendoi se kishte fituar para se më vonë të pranonte rezultatin.
Kujtojmë se Erdogan paraprakisht kishte marrë mbështetjen edhe nga kandidati që doli i treti në rundin e parë, Sinan Ogan, duke i dhënë edhe një goditje opozitës.