Mbretëresha Elizabeth II nën përkujdesje mjekësore, çfarë dihet deri më tani? - NACIONALE

Mbretëresha Elizabeth II nën përkujdesje mjekësore, çfarë dihet deri më tani?

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II, e cila është 96 vjeçe, është vënë nën mbikëqyrje mjekësore pasi mjekët janë treguar të shqetësuar për shëndetin e saj.

Në një deklaratë të dhënë nga Buckingham Palace thuhej se: “Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore.”

Është bërë e ditur se të katër fëmijët e saj, Princi Charles, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Eduard, janë me të ose janë në rrugë për të shkuar në Kalanë Balmoral në Skoci ku ndodhet Mbretëresha.

Për në Balmoral, ka udhëtuar edhe Dukesha e Cornwall dhe Princi William.

Për të qenë afër Mbretëreshës janë nisur edhe Harry dhe Meghan, të cilët ndodheshin rastësisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqetësime për shëndetin e saj kanë treguar edhe figura politike të vendit, me kryeministren Liz Truss e cila u shpreh se :“I gjithë vendi do të jetë thellësisht i shqetësuar”. Ndërsa, Kryepeshkopi i Canterbury tha se "lutjet e tij dhe lutjet e njerëzve anembanë Kishës së Anglisë dhe kombit ishin me Madhërinë e Saj."

Shqetësimet për shëndetin e Mbretëreshës u shfaqën fillimisht në muajintetor kur ajo anuloi një udhëtim në Irlandën e Veriut. Ndërsa këtë vit lëvizshmëria e saj e ka penguar atë të marrë pjesë në disa ngjarje dhe Mbretëresha ka vazhduar të përdor një shkop për ecje.

Ndonëse ajo u takua me Boris Johnson dhe Liz Truss të martën, ishin këta të fundit që udhëtuan për në Balmoral në një thyerje me traditën e takimit me kryeministrat në largim dhe në ardhje, që zakonisht bëhej në Buckingham Palace.

Lajme të ngjashme