Mbi 3,500 akuza për vrasje, pesë vjet burg - 101 vjeçari gjerman apelon dënimin - NACIONALE

Mbi 3,500 akuza për vrasje, pesë vjet burg - 101 vjeçari gjerman apelon dënimin

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një gjykatë gjermane, ka njoftuar se një burrë 101-vjeçar, i cili u dënua javën e kaluar si ndihmës i shërbimit për vrasje në një kamp përqendrimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka apeluar dënimin e tij.

Sipas mediave lokale, burri i identifikuar si Josef S, është dënuar të martën e kaluar me pesë vjet burg për më shumë se 3,500 akuza për vrasje.

Edhe pse Josef ka mohuar se ka punuar si roje në kampin Sachsenhausen dhe ka ndihmuar apo nxitur vrasjen e mijëra të burgosurve, gjykata shtetërore e Neuruppin arriti në përfundimin se ai në fakt ka punuar në kampin në periferi të Berlinit midis 1942 dhe 1945 si një anëtar i regjistruar i krahut paraushtarak të Partisë Naziste.

Çështjen e tij prokurorët e kishin bazuar në disa dokumente në lidhje me një roje me emrin SS, datën dhe vendin e lindjes së burrit, si dhe dokumente të tjera shtesë.

E ndërsa dënimi i dhënë për të prej pesë vjetësh burg ishte në përputhje me kërkesën e prokurorisë, avokati i të pandehurit ka kërkuar lirimin e tij, ku Gjykata Neuruppin ka njoftuar se i pandehuri ka paraqitur një apel, ndërsa nuk është bërë e ditur se kur mund të merrej në konsiderim.

Lajme të ngjashme