Mbi 15 mijë të zhdukur që nga fillimi i luftës në Ukrainë - NACIONALE

Mbi 15 mijë të zhdukur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

1 javë më parë

nga Miranda Shala

Një zyrtar nga Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), ka njoftuar se gjatë luftës në Ukrainë janë zhdukur më shumë se 15,000 persona.

Organizata me bazë në Hagë, e krijuar në vazhdën e luftërave ballkanike të viteve 1990 ka hapur një zyrë në Kiev në muajin korrik, në ndihmë të Ukrainës për të dokumentuar dhe gjurmuar personat e zhdukur.

Sipas raportimeve të Reuters, drejtori i programit të ICMP-së për Evropën, Matthew Holliday, ka thënë tha se ishte e paqartë se sa njerëz ishin transferuar me forcë, po mbaheshin në paraburgim në Rusi, ishin gjallë dhe të ndarë nga anëtarët e familjes së tyre, ose kishin vdekur dhe ishin varrosur në varre të improvizuara.

Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve, Holliday ka shtuar se, procesi i hetimit të të zhdukurve në Ukrainë do të zgjasë me vite edhe pas ndalimit të luftimeve. Ai më tej ka bërë të ditur se, shifra prej 15,000 është konservatore kur merret parasysh se vetëm në qytetin port të Mariupolit, autoritetet vlerësojnë se deri në 25,000 njerëz janë ose të vdekur ose të zhdukur.

“Ajo që është kryesore tani është vendosja e të gjitha masave të sakta për të siguruar që të identifikohen sa më shumë persona. Shumica dërrmuese e personave të zhdukur, a të vdekur, janë viktima të krimeve të luftës dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës,” është shprehur Holliday,

Në Kiev, ICMP ka filluar të mbledhë mostra të ADN-së dhe është duke rritur kapacitetin për një proces shumëvjeçar që do të ndihmojë gjithashtu prokurorët të ndërtojnë rastet e krimeve të luftës.

Lajme të ngjashme