OKB: Brenda një viti 45 mijë femra janë vrarë nga familjarët e tyre - NACIONALE

OKB: Brenda një viti 45 mijë femra janë vrarë nga familjarët e tyre

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Të dhënat e fundit alarmante kanë treguar se më shumë se gjysma e viktimave në mbarë botën, në një vit, janë vrarë nga bashkëshorti, partneri apo ndonjë i afërm tjetër.

Sipas shifrave të reja të OKB-së mbi femicidin në vitin 2021, në shumë se pesë gra janë vrarë çdo një orë nga një anëtar i familjes.

Raporti i publikuar të mërkurën, ndër të tjera tregon se 45,000 gra e vajza - më shumë se gjysma e 81,100 të vrarëve vitin e kaluar në mbarë botën, janë vrarë nga bashkëshorti, partneri a ndonjë i afërm tjetër.

Sipas të dhënave, numri më i lartë i vrasjes së femrave nga të afërmit, ishte në Azi me 17,800 vdekje.

Megjithatë, sipas hulumtimeve femrat në Afrikë ishin më të rrezikuara për t’u vrarë nga familjarët. Shkalla e vrasjeve të lidhura me gjinën ishte vitin e kaluar, numri më i lartë i femicideve nga të afërmit ishte në Azi, me 17,800 vdekje. Megjithatë, hulumtimi tregoi se gratë dhe vajzat në Afrikë ishin më të rrezikuara për t'u vrarë nga anëtarët e familjes, për shkak të gjinisë.

“Asnjë grua apo vajzë nuk duhet të ketë frikë për jetën e saj për shkak të asaj që është”, është shprehur Ghada Waly, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin.

Ajo më tej ka shtuar se: “Për të ndaluar të gjitha format e vrasjeve të grave dhe vajzave të lidhura me gjininë, ne duhet të numërojmë çdo viktimë, kudo, dhe të përmirësojmë të kuptuarit e rreziqeve dhe shtytësve të femicideve, në mënyrë që të mund të hartojmë parandalimin më të mirë dhe më efektiv dhe përgjigjet e drejtësisë penale.”

Lajme të ngjashme