Maduro i Venezuelës bëhet pishman, i sugjeron Trumpit ‘bisedime serioze’
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka propozuar presidentit amerikan Donald Trum propozuar bisedime serioze për luftimin e trafikut të drogës dhe duke ofruar qasje të gatshme për kompanitë amerikane në naftën venezueliane.
Maduro tha se Venezuela është një “vend vëlla” për Shtetet e Bashkuara dhe një qeveri mike. Ai theksoi se, gjatë bisedës së fundit me Trumpin në nëntor, presidenti amerikan e kishte njohur autoritetin e tij duke iu drejtuar si “Zoti President”.
Udhëheqësi venezuelian, i cili prej kohësh mban pushtetin, i bëri këto deklarata në një intervistë të xhiruar në natën e Vitit të Ri dhe të transmetuar në televizionin shtetëror venezuelian mbrëmjen e Ditës së Vitit të Ri.
Këto deklarata përfaqësojnë një ndryshim në tonin e Madurros ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi këto të fundit kanë nisur një grumbullim të madh forcash ushtarake në Karaibet jugore. Trump e ka akuzuar Maduron “ilegjitim” se drejton një shtet narkotik dhe ka kërcënuar se do ta largojë atë nga pushteti./Reuters/