Luftime të ashpra edhe gjatë natës: Raportohet edhe për beteja mes ushtrisë së Izraelit dhe grupit Hezbollah - NACIONALE

Luftime të ashpra edhe gjatë natës: Raportohet edhe për beteja mes ushtrisë së Izraelit dhe grupit Hezbollah

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë vazhduar edhe gjatë natës luftimet ndërmjet Izraelit e Hamasit.

Sipas të dhënave deri më tash, mbi 300 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael, e rreth 230 të tjerë palestinezë.

The Guardian raporton mëngjesin e sotëm se ka pasur luftime ndërmjet ushtrisë së Izraelit dhe grupit libanez, Hezbollah, duke shkaktuar shqetësime për një konflikt më të gjerë rajonal.

Grupi Hezbollah kishte marrë përgjegjësinë për bombardimin e një poziconi ushtarak të Izraelit në një zonë të territorit të diskutueshëm pranë kufirit me Libanin.

“Vendet e radarëve, Zibdin dhe Ruwaisat Al-Alam u bombarduan me një numër të madh predhash artilerie dhe raketash të drejtuara”, thanë ata në një deklaratë, të raportuar nga Al Jazeera.

“Ne shënjestruam tre vende të okupimit izraelit në zonën e pushtuar libaneze të fermave Shebaa”.

Forcat izraelite të mbrojtjes thanë se ata qëlluan mbi zonat në Libanin jugor si përgjigje, duke përfshirë përdorimin e një droni për të shënjestruar pozicionet e Hezbollahut në zonën përreth Fermave Shebaa.

Lajme të ngjashme