Lufta Rusi-Ukrainë: Zhvillimet kyçe që shënuan ditën e sotme - NACIONALE

Lufta Rusi-Ukrainë: Zhvillimet kyçe që shënuan ditën e sotme

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Teksa ukrainasit janë duke festuar rimarrjen e qytetit Kherson, Nacionale ju sjell një përmbledhje të zhvillimeve më të rëndësishme të ditës së sotme nga lufta Rusi-Ukrainë.

  • Turma të gëzuara janë parë duke mirëpritur ushtarët ukrainas në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, pas tërheqjes së forcave ruse.
  • Një flamur ukrainas është ngritur në sheshin Svobody, pranë selisë së administratës rajonale në Kherson për herë të parë që kur qyteti ra në duart e Rusisë më 2 mars.
  • Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes ukrainase ka thënë për BBC-në se forcat e Ukrainës janë pothuajse në kontroll të plotë të Khersonit.
  • Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur të premten një “ditë historike” për vendin, duke thënë se, “Ukraina gjithmonë e kthen të sajën”.
  • Është raportuar se më shumë se 30,000 personel shërbimi rus janë tërhequr në bregun lindor të lumit Dnipro, ndërsa ministria e mbrojtjes ruse tha se evakuimi i saj kishte përfunduar në orën 5 të mëngjesit të së premtes.
  • Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, ka mohuar se tërheqja ruse nga Kherson ishte poshtëruese për Kremlinin, duke thënë se nuk kishte keqardhje që qyteti në Ukrainën jugore ishte aneksuar nga Rusia në një ceremoni luksoze në fund të shtatorit.
  • Është hedhur në erë ura Antonivskiy, i vetmi kalim rrugor nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson për në bregun lindor të lumit Dnipro.
  • Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës ka nisur hetimet për tre trupa të pajetë të gjetur në rajonin Kherson, për të cilët dyshohet se ishin viktima të krimeve të luftës.
  • Në një sulm të hershëm në Mykolaiv janë vrarë shtatë persona, ndërsa ekipet janë duke punuar për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e një blloku banesash.
  • Ukraina ka njoftuar se është duke ndërtuar një mur në kufirin e saj verior me fqinjin Bjellorusi, një aleat kyç i Putinit. Mësohet se muri prej betonI tashmë ka shkuar në 3 km gjatësi.
  • Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se organizata e tij ka nisur trajnimin e civilëve në rajonet ruse në kufi me Ukrainën për të formuar një milici dhe për të ndërtuar fortifikime.
  • Kombet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime me zyrtarët rusë për marrëveshjen për të eksportuar grurë nga Ukraina përmes Detit të Zi.

Lajme të ngjashme