Lidhjet me Rusinë sjellin largimin nga detyra për ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder - NACIONALE

Lidhjet me Rusinë sjellin largimin nga detyra për ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ligjvënësit gjermanë ranë dakord të enjten që të heqin postin dhe stafin e ish-kancelarit Gerhard Shroeder, pasi ai mbajti dhe mbrojti lidhjet e tij të gjata me Rusinë dhe sektorin e saj energjetik, pavarësisht pushtimit të Ukrainës.

Sven Kindler, një zëdhënës i politikës financiare për të Gjelbrit, një nga partitë qeverisëse, postoi në Twitter se komiteti i buxhetit i parlamentit miratoi një ndryshim në rregullat që do ta linte zyrën e Schroeder "të fjetur".

Kjo lëvizje ishte e pritshme, pasi ligjvënësit me koalicionin qeverisës - i cili udhëhiqet nga socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz dhe partia e Schroeder - propozuan të mërkurën të lidhin disa prej privilegjeve që ish-kancelarët gëzojnë me detyrat aktuale, në vend të statusit të tyre si ish-udhëheqës.

Për të reduktuar shanset e një sfide ligjore, propozimi nuk përmendi në mënyrë eksplicite lidhjet e Schroeder me kompanitë ruse ose me presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa, ish-kancelari do të ketë ende të drejtën për truproje dhe pension.

Schroeder, 78 vjeç, drejtoi Gjermaninë nga viti 1998 deri në 2005, dhe muajt e fundit ai është bërë gjithnjë e më i izoluar për shkak të punës së tij për kompanitë ruse të energjisë të kontrolluara nga shteti.

Ai është kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Rosneft dhe gjithashtu ka qenë i përfshirë në projektet e gazsjellësit Nord Stream dhe Nord Stream 2.

Kujtojmë se, në fillim të këtij viti, stafi i zyrës së tij dha dorëheqjen dhe Schroeder u përball me një valë zemërimi nga ish-aleatët politikë pasi The New York Times e citoi atë duke thënë se një masakër në Bucha, një vend jashtë kryeqytetit të Ukrainës, "duhet hetuar", por duke shtuar se " nuk mendon që urdhrat për të vrarë civilët ukrainas do të kishin ardhur nga Putin, një mik i vjetër.”

Ndërsa, Saskia Esken, bashkëdrejtuesi i Social Demokratëve, muajin e kaluar i kërkoi Shroederit të largohej nga partia.

Ndërsa, vendimi pë largimin e tij u përshëndet edhe nga ministri i Financave Christian Lindner, i cili shroi në Twitter se "një ish-kancelari që sot lobon hapur për sundimin kriminal të Putinit nuk duhet t'i sigurohet një zyrë nga taksapaguesit për këtë".

Lajme të ngjashme