Lavrov kërkon takim mes liderëve amerikan e rus për Ukrainën, Biden poston foton me qenin e tij - NACIONALE

Lavrov kërkon takim mes liderëve amerikan e rus për Ukrainën, Biden poston foton me qenin e tij

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska ishte e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë.

Sergey Lavrov deklaroi se Rusia nuk do të refuzojë një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Joe Biden në samitin e ardhshëm të Grupit të 20 në Indonezi dhe do ta shqyrtojë propozimin nëse merr një të tillë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk i refuzojmë takimet. Nëse ka një propozim, atëherë do ta shqyrtojmë”, tha Lavrov, raporton reuters.

Por duket se Joe Biden i është përgjigjur me ironi kryediplomatit rus duke publikuar një fotografi interesante në Twitter.

“Shoqëruesi më i mirë i takimeve”, ka shkruar Biden teksa shihet i shoqëruar me një qen në Zyrën Ovale në Uashington. /Nacionale/

Lajme të ngjashme