Lai Ching-te fiton zgjedhjet presidenciale në Tajvan, Kina kishte bërë thirrje që mos të votohej ai - NACIONALE

Lai Ching-te fiton zgjedhjet presidenciale në Tajvan, Kina kishte bërë thirrje që mos të votohej ai

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lai Ching-te është zgjedhur president i ardhshëm i Tajvanit, i cili sipas “REL”, ishte cilësuar nga Kina si ngatërrestar. Kina madje, kishte bërë thirrje që ai mos të votohej.

Partia Progresive Demokratike në të cilën ai bënë pjesë, ka fituar mandatin e tretë në zgjedhjet që u mbajtën të shtunën.

Lai po ashtu, ka qenë zëvendëspresident prej vitit 2020 dhe ka kërkuar një Tajvan të pavarur e të ndarë për nga identiteti kombëtar nga Kina.

Kina ndërkaq, e ka cilësuar Lain si “seperatist i rrezikshëm” dhe ka refuzuar thirrjet e tij për bisedime.

Lajme të ngjashme