Prej më të kërkuarve në botë për 30 vjet: Kush është shefi famëkeq i Cosa Nostras që u arrestua sot? - NACIONALE

Prej më të kërkuarve në botë për 30 vjet: Kush është shefi famëkeq i Cosa Nostras që u arrestua sot?

1 vit më parë

nga Anita Nikaj

Matteo Messina Denaro i njohur gjithashtu si Diaboliku, është kapo i mafias siciliane.

Ai e mori pseudonimin e tij “Diabolik’’, nga një personazh i librave komik italian.

Denaro, besohet se e mrri drejtimin e grupit mafioz Cosa Nistra, pas arrestimit të Bernardo Provenzanos më 11 prill 2016 dhe arrestimit të Salvatore Lo Piccolo në nëntor 2017.

Messina Denaro u bë i njohur më 12 prill 2001 kur revista ‘’L'Espresso’’ e vendosi në ballinë fotografinë e tij më mbishkrimin (Ecco il nuovo capo della Mafia) "Ja ku është bosi i ri i mafies".

Ai ka qenë në listën e më të kërkuarve nga policia që nga viti 1993 dhe sipas revistës ‘Forbes’’, ai është ndër dhjetë kriminelëve më të kërkuar në botë

Me vdekjen e Bernardo Provenzano në 2016 dhe Salvatore Riinas në 2017, Messina Denaro, është parë si bosi i padiskutueshëm i të gjithë bosëve brenda mafies.

Si u fut në qarqet e ngushta të mafias italiane?

Matteo Messina Denaro ka lindur në Castelvetrano në provincën e Trapanit, Siçili. Babai i tij, Francesco Messina Denaro, i njohur si Don Ciccio, ishte capo i grupit mafioz Castelvetrano dhe kreu i Komisionit të Mafias në rajonin e Trapanit.

Babai i tij filloj rrugëtimin në grupët mafiozë si roje e armatosur për familjes D'Alì, që ishin themelues të grupit Banco Sicula. Shpejt u ngrit në pozitë kur i’u besua mbikyrja e pasurisë, mirëpo prapa familjes D'Alì, fshihej Salvatore Riina, me të cilin Messina Denaro ishte aleate.

I rritur në një ambient mafiozësh, ai mësoj që të përdorte armën në moshën 14 vjeçare, ndërsa kreu vrasjen e parë në moshën 18 vjeçare. Ai besohet të ketë vrarë të paktën 50 njerëz që nga mosha 18 vjeçare.

Në një audio incizim, Denaro, dëgjohet duke u mburrur për vrasjet që ka kryer gjatë jetës së tij.

“Kam mbushur një varrezë vetëm”.

Denaro, ishte ende në qarqet e ulëta të mafias, para së të merrte famën kur vrau shefin rival të grupit të tij Vincenzo Milazzo nga Alcamo dhe të dashurën e tij shtatzënë.

Ai shpesh është portretizuar si një mafioz i pamëshirshme, drejtonte makina sportive të shtrenjta, mban një orë Rolex Daytona, syze dielli Ray Ban dhe rroba nga markat me të shtrenjta si dhe ishte baba i një fëmije jashtëmartesore, gjë që është e pazakontë në kulturën konservatore të mafies

Si i tillë, ai është jashtëzakonisht i ndryshëm nga bosët tradicionalë të mafias si Salvatore Riina dhe Bernardo Provenzano.

Pas arrestimit të Virgës në vitin 2001, Messina Denaro mori drejtimin e mafies në provincën e Trapanit. Ai komandonte rreth 900 burra dhe me sa duket riorganizoi 20 familjet mafioze në Trapani në një mandat të vetëm të ndarë nga pjesa tjetër e Cosa Nostra. Mafia Trapani konsiderohet zoccolo duro (piedestali i fortë) i Cosa Nostra.

Messina Denaro, mirëmbante frontin përmes haraqit, ku bizneset në këmbim të mbrojtjes detyroheshin që të paguanin një taksë si dhe nënshkruanin një kontratë publike ku hiqnin dorë nga çdo aktivitet tjetër përveç i biznesit që ishin duke e ushtruar.

Ai është gjithashtu aktiv në tregtinë ndërkombëtare të drogës, gjoja me klanin Cuntrera-Caruana, duke tërhequr vëmendjen e Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI).

Mirëpo jo të gjitha bizneset që drejtonte ishin ilegale, ai ka aksione në një zinxhir supermarketesh siciliane dhe zotëron ullishte.

Ai ishte i përfshirë në prodhimin e vajit të ullirit në një biznes të korruptuar, i cili përdorte fuqi punëtore të lirë afrikane.

Sipas Antimafias Direzione Distrettuale (DDA) të Palermos, ai ka interesa në Venezuelë dhe kontakte me kartelet kolumbiane të trafikut të drogës, si dhe me 'Ndrangheta'. Rrjetet e tij të paligjshme shtrihen në Belgjikë dhe Gjermani.

Kur filloj kërkimi i tij nga shteti Italian.

Pas sulmeve me bomba në Capaci dhe Via D'Amelio që vranë prokurorët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, arrestimin e Salvatore Riina më 15 janar 1993, Cosa Nostra filloi një fushatë terroriste në të cilin Messina Denaro luajti një rol të spikatur.

Ai vëzhgoi lëvizjet e Giovanni Falcone dhe Ministrit të Drejtësisë, Claudio Martelli, në vitin 1991. Pas bombardimeve të vitit 1993, Messina Denaro u fsheh që nga qershori 1993.

Sipas hetuesve italian, mes vitit 1994 dhe 1996 Messina Denaro, ka kaluar kufirin italian disa herë nën emrin "Matteo Cracolici".

Si dështoj shteti italian ta arrestonte për 30 vite.

Në vitin 1995, shkoi të jetonte me nënën e tij.

Më 6 maj 2002, Messina Denaro u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në bombardimet e vitit 1993.

Në janar 2010, policia sekuestroi kompani ndërtimi, vila, dyqane dhe automjete me vlerë rreth 550 milionë euro nga një manjat ndërtimi sicilian perëndimor, Rosario Cascio, që besohet të jetë një nga financuesit dhe pastruesit kryesorë të parave për Messina Denaro.

Së bashku me 700 milionë euro pasuri të marra nga manjati i supermarketeve Giuseppe Grigoli në fund të vitit 2008 dhe 200 milionë euro nga manjati i ndërtimit Francesco Pecora në nëntor 2009. Në total u sekuestruan 1.4 miliardë euro.

Në shtator 2010, policia sekuestroi një shumë rekord të aseteve me vlerë 1.5 miliardë euro nga një biznesmen sicilian Vito Nicastri i akuzuar se punonte me Messina Denaro.

Policia italiane kishte aplikuar një strategji të re në përpjekje për të arrestuar Messina Denaro, duke arrestuar dhjetëra nënpunës të tij dhe duke sekuestruar miliona euro pasuri.

"Rrethi po mbyllet rreth të arratisurit nr.1," kishte thënë Ministri i Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni. Kryeprokurori i Palermos, Francesco Messineo shtoi se qëllimi i strategjisë kundër Messina Denaro ishte "të thahej uji në të cilin ai noton".

Më 15 mars 2010, vëllai i tij Salvatore Messina Denaro u arrestua së bashku me 18 të tjerë në operacionin "Golem 2". Ata ishin pjesë e një rrjeti që rrethonte bosin e mafies dhe u akuzuan për organizimin e korrespondencës sekrete të Messina Denaro në mënyrë që ta ndihmonin atë të qëndronte në arrati.

Më 19 maj 2011, një përpjekje për të arrestuar Messina Denaro dështoi.

Në vitin 2012, edhe pse ende i lirë, Messina Denaro ishte një nga pesë personat e dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjën e Giuseppe Di Matteo

Më 13 dhjetor 2013, motra e Messina Denaro, Patrizia Messina Denaro, u arrestua së bashku me disa bashkëpunëtorë të tjerë mafioz.

Në dhjetor 2017, mbi 200 oficerë policie italiane ekzekutuan urdhra kontrolli në pronat në pronësi të rreth 30 mafiozëve italianë në dhe pranë Castelvetrano, vendlindja e tij, në kërkim të Messina Denaro.

Në nëntor 2018, biznesmenit italian Carmelo Patti, i akuzuar se punonte me Messina Denaro, iu sekuestruan 1.5 miliardë euro nga asetet e tij nga policia italiane mbi bazën se ato lidheshin me të ardhurat e krimit.

Më 20 tetor 2020, Messina Denaro u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm nga Corte d'Assise pasi kishte qenë një nga nxitësit e bombës në Capaci dhe bombës Via D'Amelio.

Në tetor 2021, autoritetet italiane filluan një gjueti për të kapur atë në të gjithë Sicilinë.

Më 16 janar 2023, ai arrestohet në Siçili nga policia italiane pasi ishte i arratisur që nga viti 1993. Arrestimi i tij vjen pikërisht 30 vjet pas atij të Riinës, e cila u arrestua në 15 janar 1993, po në Palermo.

Lajme të ngjashme