Arrestohet "shefi i shefave" të mafisë siciliane, ishte në arrati për 30 vjet - NACIONALE

Arrestohet "shefi i shefave" të mafisë siciliane, ishte në arrati për 30 vjet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Karabinierët e Italisë kanë arrestuar Matteo Messina Denaro, bosin e mafias më të kërkuarin në vend që ka qenë në arrati për tridhjetë vjet.

Denaroja, që është arrestuar në kryeqytetin e Sicilisë, Palermo, pretendohet të jetë shef i mafisë siciliane Cosa Nostra.

Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të jetshëm për rolin e tij në vrasjet e prokurorëve anti-mafiozë Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Ai po ashtu përballet me një dënim tjetër me burgim të përjetshëm për rolin që kishte në sulme me bombë në Firencë, Romë dhe Millano që i lanë të vdekur 10 njerëz në vitin 1993.

Denaroja, që mbante nofkën “Diabolliku”, ishte konsideruar dikur të ishte shefi i shefave të mafisë siciliane, pas vdekjes së Bernardo Provenzanos në vitin 2016 dhe Salvatore Riinas në vitin 2017.

60 vjeçari – që në mënyrë famëkeqe kishte pretenduar “E kam mbushur varrezën, krejt veç unë” – dukej të kishte vazhduar me jetë luksoze për goxha kohë derisa ishte në arrati, raporton The Guardian.

Në gushtin e vitit 2021, transmetuesi publik italian Rai kishte lëshuar një inçizim të marsit të vitit 1993 në të cilin zëri i Denaros identifikohej për herë të parë gjatë një procesi gjyqësor kur ishte ftuar të dëshmonte. Pas disa javësh, ai kishte ikur dhe nuk ishte dëgjuar më për të prej asaj kohe.

Ai ishte dënuar në mungesë në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe urdhërimin e vrasjeve të dhjetëra njerëzve.

Për dallim nga Provenzano dhe bosët tjerë tradicionalë të mafias, Denaro kishte reputacionin si njeri brutal, impulsiv dhe arrogant.

Lajme të ngjashme