Ku po zhvillohet aktualisht lufta mes forcave izraelite e palestinezëve?
Sipas raportimeve të mediave, përleshjet midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë po vazhdojnë në disa pjesë të Izraelit jugor.
Haaretz raporton se forcat izraelite luftuan me 10 luftëtarë të armatosur në një stacion policie në Sderot, afër kufirit të Gazës, megjithëse raportohet se zona tani besohet të jetë nën kontrollin izraelit.
Gazeta citoi ushtrinë izraelite të thoshte se kishte marrë përsëri kontrollin e shumicës së zonave në jug gjatë natës, por shtoi se përleshjet po vazhdonin në Be'eri, gjithashtu afër kufirit të Gazës, Sderot dhe katër lokacione të tjera jugore që ajo nuk i specifikoi. .
Banorët në Kfar Aza – një zonë tjetër afër kufirit të Gazës – janë ende duke barrikaduar në shtëpitë e tyre dhe duke pritur për ndihmë, raporton gjithashtu Haaretz.