Ku kanë shkuar miliona ukrainas që kanë ikur nga lufta?
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, mendohet se më shumë se 14 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Sipas Kombeve të Bashkuara më shumë se gjashtë milionë ukrainas janë larguar nga vendi, ndërsa rreth tetë milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
Por, ku po shkojnë këta refugjatë?
Sipas OKB-së që nga 24 shkurti, rrteh 6.6 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina. Nga raporti i organizatës bëhet e ditur se:
Polonia ka pranuar 3,544,995 refugjatë
Rumania 972,203
Rusia 945,007
Hungaria 654,664
Moldavia 473 690
Sllovakia 446,755
Bjellorusia 27,308
Polonia, Hungaria dhe Sllovakia nuk kanë kontrolle kufitare me pjesët e tjera të zonës Shengen të BE-së, prandaj shumë refugjatë që për herë të parë kanë shkuar në këto vende, tashmë janë larguar nga aty.
Republika Çeke ka dhënë më shumë se 350,000 viza urgjente për refugjatët ukrainas. Ndërsa, dihet se më shumë se 700,000 ukrinasj janë në gjermani, ku 40% e tyre janë fëmijë.
Po ashtu, disa ukrainas të rajoneve separatiste pro-ruse Luhansk dhe Donetsk, kanë udhëtuar për në Rusi.
Vetë presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se forcat e tij kanë ndihmuar në evakuimin e 140,000 civilëve nga Mariupoli, por ka këmbëngulur se askush nuk është detyruar të shkojë në Rusi.
Megjithatë, grupe vullnetare si Rubikus dhe Helping to Leave thonë se kanë ndihmuar qindra ukrainas të cilët kishin përfunduar në Rusi që të udhëtojnë për në vende të tjera.

Çfarë ndihme po u ofrojnë vendet refugjatëve?
BE-ja u ka dhënë ukrainasve të drejtën për të qëndruar dhe punuar në 27 vendet e saj anëtare deri në tre vjet.
Refugjatët janë duke u strehuar në qendra pritëse nëse nuk kanë miq apo familjarë në vendet ku kanë shkuar. Në këto qendra atyre u jepet ushqim dhe kujdes mjekësor, si dhe marrin informacione për udhëtimin në vazhdim.
Po ashtu këta refugjatë, kanë të drejtë në pagesa të mirëqenies sociale si dhe në shkollim.
Polonia, e cila ka marrë numrin më të madh të refugjatëve, dhe Moldavia, e cila ka përqendrimin më të madh të refugjatëve sipas numrit të popullsisë, të dyja kanë kërkuar mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar në financim për refugjatët.
Sa njerëz po rikthehen në Ukrainë?
Megjithatë, OKB thotë se që nga 24 maji, rreth 2.1 milionë ukrainas janë kthyer në Ukrainë. Forcat kufitare të Ukrainës kanë njoftuar se njerëzit janë rikthyer në vend me një normë prej 30,000 personash në ditë.
Një pjesë e tyre kthehen në zona të tilla si kryeqyteti Kiev, që tani konsiderohen më të sigurta.

Ku po zhvendosen njerëzit brenda Ukrainës?
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së (IOM) tha në fillim të majit se më shumë se tetë milionë njerëz ishin të zhvendosur brenda vendit.
Sipas IOM:
23% e refugjatëve ishin nga rajoni i Kharkiv, 20% nga Kievi dhe 17% nga rajoni Donetsk në Ukrainën lindore.
27% kishin lënë shtëpitë e tyre sepse ishin dëmtuar ose sulmuar në luftë.
Ai vlerëson se më shumë se gjysma e njerëzve të zhvendosur brenda vendit ishin gra. Shumë prej tyre veçanërisht të cenueshme sepse ishin shtatzënë, me aftësi të kufizuara ose viktima të dhunës.
OKB-ja po vazhdon punën së bashku me organizata të tjera për të siguruar para, ushqime dhe furnizime të tjera të nevojshme.