Kryqi i Kuq thotë se rreth 10 mijë civilë në Bakhmut janë në limite të ekzistencës - NACIONALE

Kryqi i Kuq thotë se rreth 10 mijë civilë në Bakhmut janë në limite të ekzistencës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë të premtën se rreth 10 mijë ukrainas janë në limite të ekzistencës, ndërsa ka përshkruar rrethana të tmerrshme jetese brenda dhe rreth qytetit ukrainas të rrethuar, Bakhmut.

Umar Khan nga Kryqi i Kuq, ka thënë se disa mijëra persona shumë të moshuar dhe me aftësi të kufizuara, kanë mbetur të vetëm në qytet.

"Për civilët që kanë ngecur atje, ata jetojnë në kushte shumë të rënda, duke kaluar pothuajse të gjitha ditët në bombardime intensive në strehimore,"- është shprehur ai nga Dnipro i Ukrainës.

"Gjithçka që shihni janë njerëz të shtyrë deri në kufijtë e ekzistencës, mbijetesës dhe qëndrueshmërisë së tyre,"- ka shtuar Khan.

Njoftimet për kushtet e tmerrshme vijnë pasi një nga gjeneralët më të lartë të Kievit, Oleksandr Syrskyi, ka bërë të ditur se Ukraina së shpejti do të nisë një kundërofensivë në rajonet lindore dhe jugore të vendit.

Kujtojmë se ofensiva ruse në këto zona nuk ka sjellë ndonjë fitore të madhe, por megjithatë ka sjellë luftime të përgjakshme.

Lajme të ngjashme