Kryeparlamentari i Tajvanit i reagon Macronit: A ka dalë nga moda “liberte, egalite, fraternite”? - NACIONALE

Kryeparlamentari i Tajvanit i reagon Macronit: A ka dalë nga moda “liberte, egalite, fraternite”?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komentet e presidentit francez, Emmanuel Macron, janë hutuese, ka thënë kryetari i Kuvendit të Tajvanit, duke pyetur se mos idealet themeltare të Francës – liria, barazia dhe miqësia – tashmë kanë dalë nga moda.

Në një intervistë për udhëtimin e tij në Kinë, Macroni paralajmëroi që Evropa të mos futet në një krizë për Tajvanin, e cila do të nxitej nga “një ritëm amerikan e një stër-reagim kinez”, raporton agjencia “Reuters”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Bashkimit Evropian që ta zvogëlojë varësinë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të bëhet “pol i tretë” në çështje botërore, krahas Uashingtonit e Pekinit.

Kryetari i Kuvendit të Tajvanit, You Si-kun, duke shkruar të martën vonë në “Facebook” për komentet e macronit rreth Tajvanit, e vuri në pikëpyetje përkushtimin francez ndaj lirisë.

“A janë “librete, egalite, fraternite” jashtë modës”- shkroi ai, duke iu referuar motos zyrtare franceze, “liri, barazi, miqësi”.

“A është në rregull që të shpërfillet kjo, pasi është pjesë e kushtetutës? Apo a munden shtetet e avancuara demokratike që t’i shpërfillin jetën dhe vdekjen e njerëzve në vende të tjera”- shtoi Si-kuni, njëri nga themeluesit e Partisë Progresiste Demokratike, e cila është në pushtet në Tajvan.

“Veprimet e presidentit Macron, demokraci udhëheqëse ndërkombëtare, më lënë të hutuar”- tha zyrtari i lartë tajvanez.

Kina ka kryer ushtrime ushtarake përreth Tajvanit nga e shtuna, pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen, u kthye nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Kevin McCarthy.

Franca, si shumica e shteteve, nuk ka lidhje formale diplomatike me Tajvanin, por ka de fakto një ambasadë në Taipei dhe u është bashkuar aleatëve të tjerë të ShBA-së për ta nënvizuar nevojën për paqe në Ngushticën e Tajvanit.

Lajme të ngjashme