Kryeopozitari izraelit i kundërpërgjigjet Erdoganit: S’marrim mësime morale prej tij
Pas fjalimit të presidentit turk, Rexhep Erdogan, në Kuvendin e Turqisë, ku Izraelin e quajti shtet terrorist, ka reaguar shefi i opozitës izraelite, Yair Lapid, duke thënë se vendi i tij nuk do të marrë mësime morale prej Erdoganit.
“Ne nuk do të marrim mësime për moralin nga Presidenti Erdogan, njeri me të kaluar të tmerrshme për të drejtat e njeriut. Izraeli është duke e mbrojtur veten kundër terroristëve brutalë nga Hamas-ISIS-i, disa prej të cilëve janë lejuar që të operojnë nën kulmin e Erdoganit”- shkroi Lapidi në rrjetin X, përcjell gazeta "The Times of Israel".
We won’t take lessons in morality from President Erdogan, a man with an appalling human rights record.
— יאיר לפיד - Yair Lapid (@yairlapid) November 15, 2023
Israel is defending itself against brutal terrorists from Hamas-ISIS, some of whom have been allowed to operate under Erdogan’s roof.
Opozitari izraelit reagoi edhe ndaj deklaratës së kryeminsitrit kanadez, Justin Trudeau, i cili të martën i bëri thirrje Izraelit që ta ndalë “vrasjen e grave, fëmijëve dhe foshnjave” në Gaza.
“Kryeministër Trudeau, Izraeli është duke e mbrojtur veten në kushte të vështira kundër një organizate terroriste brutale, përderisa po mundohet që të shpëtojë foshnja, fëmijë, gra e burra që po mbahen peng nga Hamas-ISIS-i. Përgjegjësia për këtë situatë të tmerrshme bie mbi Hamas-ISIS-in”- shkroi ai në rrjetin X.
