Kryeministri i Zelandës së Re kundër Bidenit, thotë se Jinpingu s’është diktator - NACIONALE

Kryeministri i Zelandës së Re kundër Bidenit, thotë se Jinpingu s’është diktator

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, para vizitës së tij zyrtare në Kinë në fund të këtij muaji, tha të enjten se nuk pajtohet me deklaratën e presidentit amerikan, Joe Biden, se presidenti kinez, Xi Jinping, është diktator.

“Jo dhe forma e qeverisjes që e ka Kina është çështje për popullin kinez”- tha kryeministri Hopkins para gazetarëve, raporton agjencia “Reuters”.

Kur u pyet nga një gazetar nëse populli kinez ka ndikim në formën e qeverisjes, Hipkinsi tha: “Nëse ata do të donin që ta ndryshonin sistemin e tyre të qeverisjes, atëherë kjo do të ishte çështje për ta.”

Kryeministri i shtetit të largët pritet që ta vizitojë Kinën gjatë periudhës 25 – 30 qershor, duke udhëhequr një delegacion tregtar që përfshin përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha të Zelandës së Re.

Përpos me presidentin Jinping, Hipkinsi pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kinës, Li Qiang, dhe me kryetarin e komitetit të Kongresit Popullor Kombëtar, Zhao Leji.

Kina u kundërpërgjigj të mërkurën, pasi Bideni iu referua homologut të tij kinez si diktator, duke thënë se kjo deklaratë ishte absurde dhe provokim.

Fjalët e Bidenit erdhën vetëm një ditë pas vizitës së sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Pekin, me qëllim të stabilizimit të marrëdhënieve dhe uljes së tensioneve mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Lajme të ngjashme