Kryeministri i Spanjës do të shkojë në Kiev këtë javë
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të udhëtojë për në Kiev pas pak ditëve për t’u takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i tha të martën televizionit “CNN” një zyrtar i lartë i qeverisë spanjolle.
Zyrtari tha se nuk mund të publikojë më shumë informata për arsye sigurie.
Spanja të hënën njoftoi se do ta rihapë ambasadën e saj në Kiev në ditët e ardhshme.
Ambasada ishte mbyllur dhe personeli i saj ishte evakuuar në Varshavë të Polonisë pak pas fillimit të sulmit rus më 24 shkurt.
Rihapja e ambasadës do të jetë “një shenjë e re e zotimit të qeverisë dhe shoqërisë spanjolle për popullin ukrainas”, tha të hënën kryeministri spanjoll.
Më 9 prill, Kievin e vizitoi në mënyrë të papritur dhe të befasishme kryeministri britanik, Boris Johnson. Ai madje eci në mjedis të hapur në Kiev, bashkë me presidentin ukrainas.