Koreja Veriore paralajmëron: Ndërhyrja në satelitët tanë do të ishte shpallje e luftës - NACIONALE

Koreja Veriore paralajmëron: Ndërhyrja në satelitët tanë do të ishte shpallje e luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Koreja Veriore tha të shtunën se çfarëdo ndërhyrje në operacionet e saj me satelitë do ta konsideronte shpallje të luftës dhe do ta mobilizonte mbrojtjen luftarake, nëse ka rrezik të menjëhershëm për ndonjë sulm ndaj aseteve të saj strategjike.

Penjani do t’i kundërpërgjigjej çfarëdo ndërhyrjeje të ShBA-së në hapësirë përmes eliminimit të efikasitetit të satelitëve spiunë amerikanë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e shtetit aziatik, KCNA, duke cituar një deklaratë të një zëdhënësi të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton agjencia “Reuters”.

“Në rast se ShBA-ja mundohet që ta shkelë territorin legjitim të një shteti sovran përmes shndërrimit në armë të teknologjive më të fundit ilegalisht e në mënyrë të padrejtë, RPDK-ja [Republika Popullore Demokratike e Koresë – emri zyrtar i Koresë Veriore] do ta shqyrtojë marrjen e masave për veprim reagues për vetëmbrojtje për ta minuar ose shkatërruar efikasitetin e satelitëve spiunë të ShBA-së”- thuhet në deklaratë.

Koreja Veriore thotë se me sukses e lëshoi në hapësirë satelitin e parë spiun ushtarak të saj më 21 nëntor, duke siguruar fotografi të qendrave ushtarake në ShBA, Japoni e në Guam, territor amerikan.

Një zëdhënës i Komandës së Hapësirës në ShBA, kur u pyet nëse Uashingtoni ka aftësi për t’i penguar operacionet vëzhguese të satelitit korean, tha se ShBA-ja mund t’i zhbëjë aftësitë hapësinore të një armiku duke përdorur mjete të ndryshme, sipas transmetuesit amerikan, RFA.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Koresë Veriore pas lëshimit të satelitit spiun.

Të premten, Koreja Jugore futi në listë të zezë 11 shtetas të Koresë Veriore për përfshirje në zhvillimin e satelitëve dhe raketave balistike të këtij shteti, duke ua ndaluar atyre transaksionet financiare.

Lajme të ngjashme