Koreja Veriore i bie pishman, ia jep edhe një rend me balona me bërllok drejt Jugut - NACIONALE

Koreja Veriore i bie pishman, ia jep edhe një rend me balona me bërllok drejt Jugut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Koreja Veriore dërgoi një valë të re me balona që bartnin mbeturina drejt Koresë Jugore të dielën vonë, pasi motra e liderit Kim Jon Un paralajmëroi për kundërpërgjigje të mëtejme, nëse shteti fqinj e vazhdon “luftën psikologjike”.

Balonat e rinj, të cilët Seuli më parë i kishte quajtur si “të ulët e të rrezikshëm”, vijnë si hakmarrje e dukshme për vendimin e Koresë Jugore që ta rinisë përdorimin e propagandës kundër Veriut përmes altoparlantëve në zonat kufitare, raporton televizioni CNN.

Motra e Kimit dhe zëdhënësja e Qeverisë, Kim Yo Jong, paralajmëroi se rinisja e propagandës me altoparlantë është “prelude i një situate shumë të rrezikshme”.

Në një deklaratë të publikuar në media shtetërore, ajo shtoi se Koreja Jugore do të jetë subjekt e një “kundërveprimi të ri” të pasaktësuar nga vendi i saj, nëse e vazhdon përdorimin e altoparlantëve dhe nëse dështon që t’i parandalojë aktivistët nga dërgimi i fletushkave kundër Koresë Veriore matanë kufirit.

“Unë e paralajmëroj Seulin në mënyrë të ashpër që menjëherë ta ndalë këtë akt të rrezikshëm” – tha motra e Kimit, duke shtuar se Koreja e Jugut po krijon një “mjedis të ri të krizës”.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë Jugore ka thënë se Koreja Veriore është “plotësisht përgjegjëse” për gjendjen e tanishme dhe i ka bërë thirrje vendit fqinj që “menjëherë të ndalë akte të tilla të ulëta si dërgimi i balonave me bërllok”.

Lajme të ngjashme