BE-ja do të transferojë 135 milionë euro në Ukrainë dhe Moldavi, të planifikuara më parë për Rusinë dhe Bjellorusinë
Komisioni Evropian ka njoftuar se 135 milionë euro fonde, të planifikuara fillimisht për programet me Rusinë dhe Bjellorusinë, do të transferohen për të forcuar bashkëpunimin me Ukrainën dhe Moldavinë.
Në një deklaratë, komisioni tha se do të transferojë fondet, të cilat fillimisht ishin planifikuar për programet 2021-2027 Interreg NEXT me Rusinë dhe Bjellorusinë, në programe të tjera Interreg me Ukrainën dhe Moldavinë.
“Vendimi për të anuluar bashkëpunimin e parashikuar fillimisht me Rusinë dhe Bjellorusinë përmes programeve tona Interreg është rezultat i luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës", deklaroi Elisa Ferreira, komisionerja për kohezionin dhe reformat.
“Më vjen mirë që fondet që kishim planifikuar fillimisht për këtë bashkëpunim tani do të përfitojnë nga programet e BE-së me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit midis rajoneve të BE-së dhe palëve lokale të interesuara me partnerët ukrainas dhe moldavë”, ka thënë ajo më tej.
We have decided to transfer to Ukraine and Moldova €135 million originally earmarked for Russia and Belarus.
— European Commission (@EU_Commission) August 16, 2023
This decision follows the suspension of cooperation with Russia and Belarus in the Interreg programmes.