Kina i dërgoi një paralajmërim SHBA-së - NACIONALE

Kina i dërgoi një paralajmërim SHBA-së

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Kina ka qenë "historikisht një viktimë e agresionit të huaj", tha një zëdhënëse e ministrisë së saj të jashtme.

"Në një seri postimesh të premten, Hua Chunying tha: “Kina ka qenë historikisht një viktimë e agresionit të huaj. Sot, SHBA-ja ende ndërhyn ashpër në punët e brendshme të Kinës dhe herë pas here përpiqet të minojë sovranitetin dhe sigurinë e Kinës", u shpreh ajo.

Qëndrimi i qeverisë dhe popullit kinez për çështjen e Tajvanit është konsistent.

SHBA duhet të marrë seriozisht dhe të respektojë interesat themelore dhe vullnetin e fortë të popullit kinez, i cili përbën një të pestën e popullsisë së botës”, shtoi ajo.

Kina po ndërpret bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në një numër fushash, duke përfshirë dialogun midis komandantëve të lartë ushtarakë dhe bisedimet për klimën, si hakmarrje për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan, tha Pekini.

Pekini njoftoi veçmas se do të vendoste sanksione kundër Pelosit dhe familjes së saj të ngushtë për veprimet e tyre "të mbrapshta" dhe "provokuese". /Nacionale/

Lajme të ngjashme