Kievi bombardohet 4 herë gjatë natës nga dronët dhe raketat ruse, një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës - NACIONALE

Kievi bombardohet 4 herë gjatë natës nga dronët dhe raketat ruse, një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Që nga orët e para të mëngjesit të ditës së diel, Kievi ka qenë nën bombardimet e rënda ruse. Vëzhguesit e pavaruar e përshkruan si një nga sulmet më të mëdha ajrore në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës, tre vjet e gjysmë më parë.

Mediat ukrainase shkruajnë se Rusia nisi sulme të njëkohshme në qytete të tjera, përfshirë Zaporizhian. Në kryeqytet, dronë fluturuan mbi qytet dhe rrethinat e tij, ndërsa zjarr kundërajror dëgjohej vazhdimisht gjatë gjithë natës. Shumë banorë u detyruan të strehoheshin në stacionet nëntokësore të metrosë, ndërsa një alarm i kuq u dha në të gjithë territorin ukrainas.

Deri më tani, sipas AFP-së, ka tre të plagosur në Kiev dhe katër në Zaporizhia. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, njoftoi se tre të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa guvernatori lokal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, tha se qyteti u godit “të paktën katër herë”.

Kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, foli për sulme të kombinuara me dronë dhe raketa, duke nënvizuar përshkallëzimin e agresionit rus.

Lajme të ngjashme