Kështu duket një fshat në Ukrainën lindore pas luftimeve, asgjë nuk u ruajt aty
Janë shfaqur pamjet e fshatit të shkatërruar ukrainas Kamyanka në lindje të vendit.
Në një video të postuar në Twitter nga Ukraine World, shihet një banor duke mbyllur derën e shtëpisë së tij, e cila mbeti në gërmadha pas bombardimeve të rajonit.
Kamyanka ndodhet në lagjen Izjum, në rajonin e Kharkiv, dhe tani duket si një qytet fantazmë pa shenja jete.
Para pushtimit rus, në këtë fshat jetonin më shumë se 1200 njerëz. Tani në Kamyanka, një fshat afër vijës së frontit, nuk është asnjë ndërtesë e vetme. Fshati ishte nën pushtim për më shumë se gjysmë viti dhe aty u zhvilluan disa nga betejat më të ashpra mes dy ushtrive. /Nacionale/
Kamyanka. Kharkiv oblast. Very hard to be here pic.twitter.com/xm8XIcYl33
— UkraineWorld (@ukraine_world) December 14, 2022