Kërcet karrigia në një gjykatë në ShBA, i akuzuari për vrasje sulmohet nga disa persona
Një seancë dëgjimore në një gjykatë në New Mexico të ShBA-së rrëshqiti në kaos, kur tre persona iu turrën me nxitim të pandehurit në një rast për vrasje, duke shkaktuar një përleshje me grushte e shqelma.
Kamerat në sallën e gjykatës e regjistruan përleshjen që ndodhi më 31 janar. Në pamje, një oficer i sundimit të ligjit shihet duke përdorur shok-revole për ta mbrojtur të pandehurin nga sulmi i mëtejmë, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Ndaj dy burrave janë ngritur akuza, përfshirë akuzën për sulm ndaj një zyrtari publik. Mësa duket, ata ishin të zemëruar me të pandehurin për shkak të vrasjes së një të afërmi.
Edhe një grua u arrestua nën akuzat e njëjta, raportoi një televizion lokal. Në pamje, ajo shihet duke i sulmuar të pandehurin dhe një oficer me karrige.