Kërcënohet me vdekje familja e kryeministrit izraelit Naftali Bennet - NACIONALE

Kërcënohet me vdekje familja e kryeministrit izraelit Naftali Bennet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Djali adoleshent i kryeministrit Naftali Bennett ka marrë një kërcënim me vdekje dhe i është dërguar një plumb në postë, thanë zyrtarët izraelitë të enjten, duke bërë të ditur se kjo ishte e herë e dytë brenda kësaj jave që familja e liderit ishte kërcënuar.

Kërcënimet kanë ardhur në një kohë të ndarjeve të thella politike në Izrael.

Associated Press, shkruan se në një fjalim madhor të kryeministrit, të mbajtur në ditën e përkujtimit të Holokaustit të Izraelit, Bennett ishte shprehur kundër polarizimit në Izrael, duke u kërkuar qytetarëve që të mos lejojnë ndarjet e brendshme të copëtojnë shoqërinë.

Që nga formimi i koalicionit të tij qeverisës vitin e kaluar, Bennett ka qenë objektiv i kritikave të ashpra nga krahu i djathtë i Izraelit.

Qeveria e Bennett përbëhet nga tetë parti nga i gjithë spektri politik, duke përfshirë nacionalistët fetarë, centristët dhe një parti islamike - partia e parë arabe që është pjesë e një koalicioni qeverisës.

Këto parti përtej armiqësisë së tyre me ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë shumë pak të përbashkëta. Megjithatë, ato kanë rënë dakord të lënë mënjanë shumë nga dallimet e tyre duke u fokusuar në bazat e përbashkëta, si ekonomia, menaxhimi i krizës së koronavirusit dhe shpenzimet për arsimin dhe shërbimet sociale.

Netanyahu, tashmë lider i opozitës, ka punuar shumë për të minuar këtë koalicion.

Bennett është një ish ndihmës kryesor i Netanyahut dhe Yoni, djali i Bennet, mban emrin e vëllait më të madh të Netanyahut, i cili u vra në një sulm të famshëm komando izraelit në vitin 1976, ndërsa shpëtoi një aeroplan të rrëmbyer në Ugandë.

Një zyrtar izraelit i njohur çështjen e kërcënimeve, konfirmoi të enjten se letra dhe plumbi i dytë kërcënues i ishin dërguar Yoni Bennett, ndërsa policia ka vendosur një urdhër për hetimin e këtyre ngjarjeve, por nuk ka pranuar të thonë nëse kishte ndonjë të dyshuar.

Ndërsa shumë indikacione tregojnë për ekstremistët hebrenj, kërcënimet vijnë gjithashtu në një kohë të tensioneve të rritura me palestinezët pas një serie sulmesh vdekjeprurëse palestineze në qytetet izraelite, sulmet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe përleshjet midis palestinezëve dhe policisë izraelite në Jerusalem - vendi më i ndjeshëm i shenjtë, si dhe nga luftimet ndërkufitare me militantët palestinezë në Rripin e Gazës.

Kujtojmë se edhe në vitin 1995, kryeministri izraelit, Yitzhak Rabin u vra nga një ultranacionalist hebre që kundërshtonte përpjekjet e tij paqeruajtëse me palestinezët.

Lajme të ngjashme