Kërcënimi i Putinit: Sa ka gjasa që Rusia të nisë një sulm bërthamor? - NACIONALE

Kërcënimi i Putinit: Sa ka gjasa që Rusia të nisë një sulm bërthamor?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë fundjavës së parë të luftës së tij në Ukrainë, Vladimir Putin vendosi forcat strategjike të armëve bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë, duke shkaktuar frikë në mbarë botën për atë që mund të bëjë.

Presidenti rus fajësoi "veprimet jomiqësore në sferën ekonomike", duke iu referuar sanksioneve ekonomike ndëshkuese të vendosura ndaj vendit të tij nga aleatët perëndimorë dhe pretendoi se anëtarët kryesorë të NATO-s kanë bërë "deklarata agresive", duke e detyruar atë të ndërmarrë këtë veprim.

Por, javë më vonë, lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të jetë në një vend shumë më të ngadaltë nga sa duket se ka parashikuar Putin, e kjo për shkak të qëndrueshmërisë dhe guximit të popullit ukrainas, i cili ka qëndruar këmbëngulës dhe ka luftuar me guxim - përkundër granatimeve pa ndalje dhe pa dallim në qytetet e tyre, nisur nga Kievi, Kharkivi dhe Mariupoli.

Ndërsa, tani vetë diktatori rus po shfaq një figurë gjithnjë e më luftarake dhe më të izoluar, në dukje të përgatitur të përdorë gjithçka për të siguruar fitoren që dëshiron.

Çfarë ka thënë Vladimir Putin në lidhje me armët bërthamore?

Gjatë një takimi të mbajtur më 27 shkurt, u shfaqën pamje të presidentit rus Putin bashkë më ministrin e tij të Mbrojtejes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, duke i udhëzuar ata të vendosin armët bërthamore në “një regjim të veçantë të detyrës luftarake”.

Zëvendës drejtori i përgjithshëm i RUSI (Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara), Profesor Malcolm Chalmers, tha se formulimi i kësaj fjalie nga Putini, nuk ishte përdorur më parë, kështu që nuk është "krejtësisht e qartë" se çfarë nënkuptohet.

"Unë nuk kam parë asnjë raportim të ndryshimeve në qëndrimet e forcave bërthamore ruse. Pra, nuk është e qartë se si ndryshon kjo. Mund të ketë të bëjë me mekanizmat e veçantë të autorizimit midis presidentit dhe forcave bërthamore ose mund të mos jetë fare. Ajo që është e qartë është se kjo është krijuar për të qenë diçka që ne duhet ta dëgjojmë. Është krijuar për të kujtuar se Rusia është një fuqi e armëve bërthamore.”

Sa ka gjasa të ndodhë një sulm bërthamor nga Rusia?

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, është përpjekur të ulë shqetësimet për një luftë bërthamore, duke deklaruar se sipas tij shprehja e Putinit për armët bërthmore nënkupton “një betejë retorikë”.

Gjatë një interviste për Sky News, Wallace tha se nuk mund të spekulojë se “çfarë mund të bëjë Putini në të ardhmen, por urdhëri i tij për armët bërhamore tani, është per t’u kujtuar njerëzve se ai ka diçka në dorë.”

“Për momentin kjo është një betejë retorike që presidenti Putin po përdor dhe ne vetëm duhet të sigurohemi që ta menaxhojmë siç duhet.”

Ndërkohë, Tom Tugendhat, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme, deklaroi se Rusia i sheh armët bërthamore në fushën e betejës thjesht si "një zhurmë më e madhe" dhe mund të japë një urdhër ushtarak për t'i përdorur ato.

Ekspertë të ndryshëm, kanë mendime të ndryshme për këtë çështje, disa deklaruan se nuk është e qartë se a mund të nisë Putini një sulm bërthamor ose jo, ndërsa të tjerë e hodhën komplet poshtë këtë mundësi, duke thënë se një sulmi tillë do të sillte shkatërrim të ndërsjellë dhe dëmi do të ishte shumë i madh.

Ekspertja Lewis tha se “Tani ai është zhvendosur në një situatë luftimi dhe mund të fillojë një sulm bërthamor. Por a do ta bëjë? Ne nuk e dimë. Sigurisht, ai dëshiron të na frikësojë. Dhe mendoj se Rusia e ka kuptuar prej kohësh se Perëndimi është shumë më i frikësuar nga armët bërthamore ruse sesa Rusia nga armët bërthamore perëndimore, dhe mendoj se kjo është e vërtetë.”

Ndërkohë, profesor Chalmers tha se nisja e një sulmi bërthamornga Putini është "i pamundur".

"Për shkak se çdo përdorim i armëve bërthamore do të hapte një kuti të tillë të Pandorës dhe mundësinë e përshkallëzimit në përdorimin e më shumë armëve bërthamore pasi një vend t'i përdorë ato, presioni ndaj shteteve të tjera me armë bërthamore për t'i përdorur ato si përgjigje do të ishte shumë i konsiderueshëm… Rusët e kuptojnë këtë dhe po ashtu edhe perëndimi. Pra, është një paradoks.”

Çfarë mund të ndodhë në një sulm bërthamor?

Nëse Rusia do të nisë një sulm ndaj një vendi të NATO-s, ekspertët kanë thënë se mund të ketë sulme hakmarrjeje nga vendet e tjera të NATO-s, duke shkaktuar një konflikt për të cilin profesori Chalmers tha se do të çonte në "përmasa më të këqija se Lufta e Dytë Botërore".

Numri i viktimave do të varej nga zona e sulmuar, pasi armët bërthamore kanë aftësinë të vrasin qindra mijëra njerëz në varësi të popullimit të zonës që është në shënjestër.

Çfarë armësh bërthamore ka Rusia?

Buletini i Shkencëtarëve Atomik, i cili ka publikuar një listë të arsenaleve bërthamore botërore të përpiluar nga ekspertë kryesorë nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë që nga viti 1987, përditësoi të dhënat e tij mbi arsenalin bërthamor të Rusisë javën e kaluar.

Ai tha se në stokun e Rusisë janë rreth 4,477 koka luftarake, nga të cilat rreth 1,588 janë koka strategjike të cilat mund të vendosen në raketa balistike dhe në baza të rënda bombarduese, ndërsa rreth 977 koka strategjike shtesë, së bashku me 1,912 koka luftarake jostrategjike, mbahen në rezervë.

Po pjesa tjetër e botës?

Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, shifrat e fundit thonë se Mbretëria e Bashkuar ka një rezervë prej afërsisht 225 koka bërthamore, ShBA ka 5,428, Franca ka 290, Pakistani ka 165, Kina ka 350, India ka 160, Izraeli ka 90 dhe Koreja e Veriut ka 20.

Lajme të ngjashme