Katër palestinezë vriten nga zjarri izraelit në Gaza, tre në Bregun Perëndimor - NACIONALE

Katër palestinezë vriten nga zjarri izraelit në Gaza, tre në Bregun Perëndimor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zjarri i forcave izraelite la të vrarë katër njerëz dhe 14 të tjerë u plagosën në Rrin e Gazës gjatë 24 orëve të kaluara, thanë zyrtarët palestinezë, edhe pse armëpushimi i brishtë me Hamasin kryesisht është respektuar.

Sulmet izraelite kanë lënë të vrarë dhjetëra palestinezë të cilët, sipas ushtrisë, u ishin afruar trupave ose kishin hyrë në zona të paautorizuara, në kundërshtim me armëpushimin e arritur në janar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Në Gaza, në mesin e katër të vrarëve ishin tre vëllezër të goditur nga një sulm me dron në pjesën qendrore të enklavës të hënën dhe një grua e goditur nga sulmi me dron të martën në qytetin Rafah, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, vdekjet e reja e çuan në 48.503 numrin e përgjithshëm të viktimave në luftë, ndërsa më shumë se 110 mijë njerëz janë plagosur.

Palestinezët të martën e mbajtën funeralin për një burrë 32-vjeçar, i cili vdiq pasi u godit nga një automjet ushtarak izraelit në qytetin jenin të Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite e përshkroi incidentin e së hënës si aksident, duke thënë se ai e drejtoi motoçikletën në një kryqëzim ku u përplas me automjetin ushtarak.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre palestinezë, përfshirë një grua 58-vjeçare, u vranë nga zjarri izraelit në Jenin të martën.

Ushtria izraelite tha se trupat vranë dy militantë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Jenin dhe arrestuan dhjetë të tjerë. Më tej, ushtria tha se eliminoi një militant tjetër që kishte shtënë drejt trupave gjatë një operacioni dhe shkatërroi dy automjete të ngarkuara me armë./Nacionale

Lajme të ngjashme