Kasparov: A e detyroi Amerika ushtrinë e Putinit të kryejë përdhunim dhe spastrim etnik?
Garry Kasparov, ish-kampion bote në shah dhe kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, iu drejtua sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
"Ukraina sulmon objektivat ushtarakë për të mbrojtur vendin dhe popullin e saj kundër pushtuesve që kryejnë krime lufte. Rusia synon sistemet energjetike, furnizimet ushqimore dhe civilët. A mund të ketë një ndryshim dhe pamje më të qartë se si duket e keqja?" pyeti Kasparov."Edhe ata patetikë që përpiqen të barazojnë dy anët e pushtimit të paprovokuar të Putinit nuk kanë përgjigje. A po i detyrojnë NATO apo Amerika forcat e Putinit të kryejnë përdhunim dhe spastrim etnik? Të bombardojnë nënstacionet dhe tubacionet e gazit? Të vdesin nga uria miliona në Afrikë dhe Azi? Dhe jo si dëm kolateral, por me qëllim”, deklaroi ish-kampioni i shahut.
Ukraine strikes military targets to defend its land and people from invaders committing war crimes. Russia hits energy systems, food supplies, and civilians. Is there a clearer distinction of what evil looks like? https://t.co/C9rcEsw98t
— Garry Kasparov (@Kasparov63) November 1, 2022
"Në mënyrë të pabesueshme, ka ende njerëz që thonë se Ukraina dhe aleatët e saj duhet t'i dorëzohen pushtimit dhe gjenocidit rus, të shpërblejnë krimet e luftës të Putinit dhe ta inkurajojnë atë të bëjë më shumë, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë më parë. Jo. Për tetë muajt e fundit, ne kemi dëgjuar liderët perëndimorë se si kërkojnë falje për injorimin e kërcënimeve të Putinit, për përshkallëzimin që çoi drejtpërdrejt në këtë luftë. Dhe me çfarë kostoje për Ukrainën. E megjithatë, disa duan ta përsërisin atë gabim", tha Kasparov. /Nacionale/
Even the pathetic trying to "both sides" Putin's unprovoked invasion have no answer. NATO or the US force Putin's forces into rape and ethnic cleansing? To bomb substations and pipelines? To starve millions in Africa & Asia? Not as collateral damage, but on purpose.
— Garry Kasparov (@Kasparov63) November 1, 2022