Kaq para duhet të kurseni çdo ditë që të bëheni milioner deri në moshën 65-vjeçare - NACIONALE

Kaq para duhet të kurseni çdo ditë që të bëheni milioner deri në moshën 65-vjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeni në moshën nën 25-vjeçare? Ju duhet të kurseni vetëm 3.50 euro në ditë në mënyrë që të bëheni milioner deri në moshën 65-vjeçare.

Epo, kjo të paktën sipas këshilluesit financiar, David Bach.

Bach është autor i "Smart Couples Finish Rich" - një libër për menaxhimin e parave. Ai erdhi me një tabelë ku demonstroi sa duhet të kursejnë njerëzit në mosha të ndryshme në mënyrë që të përfundojnë si milioner në moshën 65-vjeçare.

Sipas "Insider", Bach potencoi se fillimi i kursimeve sa më herët që është e mundshme, është kruciale.

Ai shkruan në librin e tij: "Të bëhesh i pasur nuk është asgjë më shumë se të përkushtohesh në një rutinë sistematike kursimi dhe investimi në plan.

"Ju nuk duhet të keni para për të bërë para. Ju thjesht duhet t'i merrni vendimet e duhura - dhe të veproni në to".

Tutje potencohet se tabela e Bach (e cila kalkulohet në dollarë) nuk përfshin në llogaritje taksat.

Plus, është disa vjet më e vjetër, kështu që nuk përfshin fare krizën financiare globale.

Sipas llogaritjeve të Bach, kushdo që është 20 vjeç duhet të përpiqet të kursejë 2 dollarë në ditë (që të arrijë 720 dollarë në vit) nëse duan të bëhen milioner në moshën 65 vjeçare.

Nëse jeni 25 vjeç, kjo shkon në 3,57 dollarë në ditë (109 dollarë në muaj dhe 1,304 dollarë në vit) dhe për të gjithë ju 30 vjeç, duhet të kurseni përkatësisht 6,35 dollarë, 193 dollarë dhe 2,317 dollarë në ditë, muaj dhe vit.

35-vjeçarët do të duhet të kursejnë 11,35 dollarë në ditë, 345 dollarë në muaj dhe 4,144 dollarë në vit, ndërsa 40-vjeçarët këshillohen të kursejnë 20,55 dollarë në ditë, 625 dollarë në javë dhe 7,500 dollarë në vit.

45? 38,02 dollarë në ditë, 1,157 dollarë në muaj dhe 13,879 dollarë në vit. Dhe nëse jeni 50 vjeç, duhet të kurseni 73,49 dollarë në ditë, 2,235 dollarë në muaj dhe 26,824 dollarë në vit.

Ja ku e keni. Pra, hiqni dorë nga bifteku, fshini aplikacionet e dorëzimit dhe merrni parasysh uljen e vizitave në pijetore nga një herë në ditë në një herë në javë.

Lajme të ngjashme