Kaos në Londër, anulohen fluturimet e minutës së fundit për 10,000 pasagjerë
Aeroporti Heathrow i Londrës urdhëroi sot anulimin e dhjetëra fluturimeve që supozohej të transportonin rreth 10,000 pasagjerë.
61 fluturime janë anuluar pasi aeroporti perëndimor i Londrës thotë se nuk është në gjendje të trajtojë kaq shumë pasagjerë.
Linjave ajrore u është kërkuar të mos transferojnë pasagjerë në fluturime alternative të planifikuara për të hënën. Një mosfunksionim në sistemin e bagazheve në Terminalin 3 rezultoi që qindra valixhe të mos dërgoheshin gjatë fundjavës.
Heathrow u kërkoi falje "të gjithë pasagjerëve të prekur", por shtoi se "shumica u shërbyen mirë". Pasagjerët e dëmtuar nuk kanë të drejtë kompensimi nga kompanitë ajrore, pasi sipas klasifikimit zyrtar arsyet e anulimit janë jashtë kontrollit të tyre.
Numri i pasagjerëve që fluturuan përmes Heathrow në gjysmën e parë të vitit ishte 26 milionë, gjashtë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021. /Nacionale/