Kamioni që po transportonte vetura digjet në Kroaci - NACIONALE

Kamioni që po transportonte vetura digjet në Kroaci

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia ka marrë një telefonatë të shtunën rreth orës 10:20 se kamioni po transportonte mjete të përdorura kishte marrë flakë.

Policia kishte ndërprerë menjëherë komunikacionin në segmentin A3 që lidh vendet Bregana me Lipovac.

Pamjet e zjarrit të madh në një kamion që transportonte makina jan shpërndarë shumë në internet.

Zjarri mendohet se ka rënë rreth orës 10.20, ndërsa është shuar rreth mesditës.

Mendohet se të gjitha veturat që ishin aty janë djegur dhe shkaku i zjarrit ende po hetohet. /Nacionale/

Lajme të ngjashme