Kamionët e parë me ndihma humanitare hyjnë në Gaza nga Egjipti - NACIONALE

Kamionët e parë me ndihma humanitare hyjnë në Gaza nga Egjipti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Autokolona e parë e kamionëve të ngarkuar me ndihma humanitare hyri në Gazën e rrethuar të shtunën.

Hyrjen e këtyre kamionëve e pa nga afër ekipi i televizionit CNN, që ndodhet në anën palestinezet të pikëkalimit kufitar në Rafah.

Në pamjet e televizionit shtetëror egjiptian, kamionët u panë fillimisht duke e kaluar anën egjiptiane të kufirit e duke lëvizur drejt Gazës.

Sipas një informatori të televizionit, pikëkalimi u mbyll përsëri, pas hyrjes së 20 kamionëve me ndihma në Gaza.

Më herët, ambasada amerikane në Izrael kishte thënë se kishte marrë informatë se pikëkalimi në Rafah do të hapej në orën 10 paradites sipas kohës lokale.

“Nëse kufiri është i hapur, ne nuk dimë se sa gjatë do të mbetet i hapur që qytetarët e huaj të largohen nga Gaza”- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Lajme të ngjashme