Ka shkuar në 321 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi - NACIONALE

Ka shkuar në 321 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 5.6 që goditi provincën Java Perëndimore të Indonezisë gati një javë më parë është rritur në 321, ka njoftuar zyrtari më i lartë i menaxhimit të krizave në vend.

Më shumë se 62 mijë shtëpi janë dëmtuar

Suharyanto, kreu i Shërbimit Kombëtar të Menaxhimit të Krizave, tha se të paktën 11 persona ishin ende të zhdukur. Tërmeti dëmtoi më shumë se 62,000 shtëpi, si rezultat i të cilit më shumë se 73,000 qytetarë u zhvendosën në 325 strehimore në të gjithë rajonin.

"Punëtorët humanitarë po arrijnë gradualisht te qytetarët e prekur në fshatrat e largëta me logjistikë dhe artikuj ushqimorë dhe duke ngritur tenda për ta," shtoi Suharyanto.

Shërbimi që monitoron aktivitetin sizmologjik tha se tërmeti kryesor i së hënës u pasua nga 284 pasgoditje, me intensitetin e tyre duke u ulur gradualisht. /Nacionale/

Lajme të ngjashme