Izraelit i vriten edhe dy ushtarë në Gaza, përfshirë një komandant skuadre - NACIONALE

Izraelit i vriten edhe dy ushtarë në Gaza, përfshirë një komandant skuadre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka njoftuar për vrasjen e dy ushtarëve të tjerë gjatë operacionit tokësor në Gaza.

Raportohet se bëhet fjalë për Rreshter Raz Abulafia, 27 vjeç, pjesëtar i Batalionit 6863, dhe Rreshter Roee Marom, 21 vjeç, komandant skuadre në Batalionin 906, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Vdekja e këtyre dy ushtarëve e çon në 46 numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë që janë vrarë nga fillimi i operacionit tokësor në Gaza.

Ndërkohë, të paktën tre palestinezë raportohet të jenë vrarë nga një sulm izraelit me dron në Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, “Wafa”, e cila citoi zyrtarë të një spitali në qytetin perëndimor, Tulkarm, përcjell gazeta “The Guardian”.

Dy palestinezë të tjerë u qëlluan për vdekje nga trupat izraelite gjatë përleshjeve të mëhershme në një kamp refugjatësh të këtij qyteti, raporton agjencia “Reuters”, duke e cituar agjencinë palestineze të lajmeve.

Lajme të ngjashme