Izraeli thotë se s’do t’u lëshojë viza zyrtarëve të OKB-së pas deklaratës së Guterresit për Hamasin - NACIONALE

Izraeli thotë se s’do t’u lëshojë viza zyrtarëve të OKB-së pas deklaratës së Guterresit për Hamasin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, ka thënë se vendi i tij nuk do t’u lëshojë viza zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që dukej se e justifikonte sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

“Për shkak të komenteve të tij, ne do të refuzojmë që t’u lëshojmë viza përfaqësuesve të OKB-së”- tha ambasadori izraelit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Tashmë kemi refuzuar një vizë për nënsekretarin e Përgjithshëm për Çështje Humanitare, Martin Griffiths. Ka ardhur koha që t’u japim atyre një mësim”- shtoi Erdani.

“Është me rëndësi që gjithashtu të njihet (fakti) se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në boshllëk”- tha Guterresi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën Izrael – Hamas.

Më vonë, Guterresi dukej se u mundua që të tërhiqej nga ky koment. “Ankesat e popullit palestinez nuk mund t’i justifikojnë sulmet e tmerrshme nga Hamasi”- shkroi ai në rrjetin X.

Megjithatë, ai shtoi: “Ato sulme të tmerrshme nuk mund ta justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.”

Lajme të ngjashme