Izraeli thotë se po e godet Gazën jugore për t’u përgatitur për zgjerimin e ofensivës tokësore
Forca Ajrore Izraelite goditi më shumë se 100 caqe të Hamasit në pjesën jugore të Rripit të Gazës gjatë natës, në përgatitje për operacione të zgjeruara tokësore në atë pjesë, thotë ushtria izraelite, edhe pse trupat e saj po vazhdojnë që të ballafaqohen me rezistencë në pjesën veriore të enklavës.
Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit, në mesin e zonave që ishin në shënjestër të sulmeve kishte tunele, objekte ushtarake dhe pjesë të tjera të infrastrukturës së përdorur nga anëtarët e Hamasit për t’i vënë në shënjestër forcat izraelite, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Gjatë sulmeve në zonën e qytetit Khan Younis, u trupat izraelite i kanë përqendruar kryesisht luftimet në javët e fundit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Brigada e 7-të e Blinduar drejtoi pajisje fluturuese për të goditur më shumë se dhjetë operativë të Hamasit brenda pak minutave.
צה"ל: במהלך היממה האחרונה כלי טיס של חיל האוויר תקף וחיסל בתוך דקות בודדות יותר מ-10 מחבלים שפעלו סמוך לכוחות צה"ל במרחב ח'אן יונס | תיעוד@Doron_Kadosh pic.twitter.com/TvAcTUPXAj
— גלצ (@GLZRadio) December 26, 2023
Në një rast tjetër në Khan Younis, ushtria izraelite tha se Brigada “Givati” vërejti një celulë të Hamasit duke lëvizur drejt një ndërtese që përdorej nga grupi për të ruajtur armë. Më pas u dha urdhri për sulm ajror ndaj ndërtesës.
Në Jabaliya, trupat e Brigadës së 261-të u ballafaquan me një operativ të Hamasit që po përpiqej të vendoste një mjet shpërthyes afër një tanku, në të cilin ndodheshin disa ushtarë, tha ushtria izraelite.
Në të njëjtën kohë, ushtarët kërkuan që të kryhej një sulm ajror kundër operativit, anëtarëve të celulës prapa këtij sulmi si dhe ndaj një ndërtese që po përdorej nga celula, shtoi ushtria izraelite.