Izraeli thotë se i ka vrarë vrasësit e dyshuar të nënës britaniko-izraelite dhe dy vajzave të saj - NACIONALE

Izraeli thotë se i ka vrarë vrasësit e dyshuar të nënës britaniko-izraelite dhe dy vajzave të saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat izraelite i kanë vrarë sulmuesit e dyshuar që qëlluan për vdekje një nënë britaniko-izraelite dhe dy vajzat e saj muajin e kaluar, tha të enjten zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Richard Hecht.

Autoritetet thanë se sulmuesit e dyshimtë ishin në mesin e të paktën tre burrave palestinezë që u vranë në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor të enjten, raporton televizioni CNN.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës than ë një deklaratë se të paktën dy persona tashmë ishin të vdekur, kur u dërguan në një spital në Nablus.

Për shkak të aksionit të forcave izraelite, autoritetet lokale në Nablus njoftuan se fillimi i procesit mësimor do të shtyhet për në orën 9 për sigurinë e nxënësve.

Më shumë të dhëna për rastin e sulmit ndaj tri grave muajin e kaluar:

Lajme të ngjashme