Eskalojnë tensionet, raportohet për dy gra izraelite të vrara në veturë - NACIONALE

Eskalojnë tensionet, raportohet për dy gra izraelite të vrara në veturë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mjekët izraelitë kanë thënë se dy gra janë vrarë dhe një tjetër është plagosur seriozisht nga një sulm i dyshimtë palestinezë me armë zjarri në pjesën veriore të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Incidenti i ri ndodhi pas sulmeve ajrore të Izraelit në Liban dhe në Gaza si hakmarrje për hedhjen e raketave një ditë më parë.

Shërbimi shpëtues izraelit, “Magen David Adom”, tha se dy gra në të njëzetat u vranë dhe një grua tjetër në të dyzetat u plagos seriozisht afër vendbanimit Hamra në Luginën e Jordanisë, raporton agjencia “Associated Press”.

Mjekët thanë se i nxorën tri gratë pa vetëdije nga vetura, e cila qartazi ishte përplasur pas dyshimit se një palestinez hapi zjarr në drejtim të saj nga një automjet. Ushtria izraelite tha se forcat e sigurisë janë duke e kërkuar sulmuesin.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas sulmeve ajrore të aeroplanëve luftarakë izraelitë në Liban dhe në Rripin e Gazës.

Lajme të ngjashme