"Jemi në pikën pa kthim": Izraeli thërret 'dhjetëra-mijëra ushtarë' - NACIONALE

"Jemi në pikën pa kthim": Izraeli thërret 'dhjetëra-mijëra ushtarë'

3 javë më parë

nga NACIONALE

Izraeli po thërret “dhjetëra mijëra” ushtarë për t’u përgatitur për atë që do të vijë, tha shefi i stafit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, në një deklaratë pas goditjeve që Izraeli kreu ndaj Iranit, shkruan CNN.

“E kemi nisur këtë operacion sepse koha ka ardhur, jemi në pikën pa kthim. Nuk mund të presim një kohë tjetër për të vepruar, nuk kemi tjetër zgjedhje,” thuhet në deklaratë.

Ngjarjet e fundit dhe ato të kaluar historike na kanë mësuar se kur armiku përpiqet të na shkatërrojë, nuk duhet të bëjmë sikur nuk shohim. Duhet të luftojmë për ekzistencën tonë, liria i është dhënë atyre që janë të gatshëm të luftojnë për të.”

Ai shtoi se Izraeli po “thërret dhjetëra mijëra ushtarë dhe është i përgatitur në të gjitha kufijtë.”/fotografia kryesore: Getty Images

Lajme të ngjashme