Izraeli sulmon Iranin në koordinim me ShBA-në, Trump konfirmon sulmet
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ndaj Iranit.
Në mëngjesin e sotëm disa qytete të Iranin janë goditur me raketa të ndryshme.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka konfirmuar se ushtria amerikane ka nisur sulme në Iran.
Në një postimi në rrjetin social Truth Social, ai ka treguar për sulmin.
“Pak kohë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë nisur operacione të mëdha luftarake në Iran”, ka shkruar ai.
Kurse, Izraeli ka bërë me dije se bëhet fjalë për atë që e ka quajtur “sulm parandalues” kundër Iranit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar shpalljen e një “gjendjeje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë territorin e Izraelit.
Ai ka theksuar se operacioni ushtarak kishte si qëllim “largimin e kërcënimeve kundër Shtetit të Izraelit”, duke lënë të kuptohet se autoritetet izraelite besojnë se ekzistonte një rrezik i afërt nga ana e Iranit.
Ushtria izraelite ka treguar përmes një postimi në X, se sirenat janë lëshuar në gjithë Izraelin dhe që njoftimet paraprake u kanë shkuar të gjithë banorëve nëpër telefonat e tyre, që të strehohen në zona të sigurta.
Sipas mediave iraniane, disa shpërthime janë dëgjuar në qendër të Teheranit, si dhe në pjesët veriore dhe lindore të kryeqytetit.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars News Agency raportoi se disa raketa kanë goditur zonën e njohur si “Republika” në Teheran.
Sipas tyre, shpërthimet kanë ndodhur afër zonës ku banon lideri i vendit, Ajatollah Ali Khamenei.