Izraeli nën sulm: Shënohet një viktimë nga sulmi i Hezbollahut, disa të plagosur nga bomba thërrmuese iraniane - NACIONALE

Izraeli nën sulm: Shënohet një viktimë nga sulmi i Hezbollahut, disa të plagosur nga bomba thërrmuese iraniane

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Një grua u vra të martën në mbrëmje në pjesën veriore të Izraelit nga një sulm me raketë prej grupit të mbështetur nga Irani me bazë në Liban, Hezbollah.

Gruaja në të tridhjetat ishte lënduar në mënyrë kritike nga ndikimi i raketës dhe shërbimi ambulantor “Magen David Adom” tha se mjekët e grupit e shpallën gruan të vdekur në vendin e ngjarjes, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Dy persona të tjerë pësuan lëndime të lehta nga copëzat e predhave dhe morën trajtim mjekësor.

Pak më vonë, Irani hodhi një breshëri raketash balistike që i aktivizuan alarmet për sulme ajrore në mbarë Izraelin verior.

Në Bnei Brak, shërbimi “Magen David Adom” tha se nëntë persona pësuan lëndime nga ndikimi i një bombe thërrmuese iraniane. Në mesin e të lënduarve është një 23-vjeçar që është goditur nga copëzat e municionit dhe tetë të tjerë në gjendje të mirë, përfshirë gjashtë fëmijë.

Agjencia e lajmeve “Reuters” të martën pasdite publikoi disa fotografi nga dëmet e shkaktuara nga sulmet iraniane me raketa në Tel-Aviv, në pjesën qendrore të Izraelit.

Në këto fotografi shihen vetura të djegura e ndërtesa të dëmtuara./Nacionale

Lajme të ngjashme