Izraeli e publikon numrin e civilëve e ushtarëve të vrarë që u është nxjerrë fara - NACIONALE

Izraeli e publikon numrin e civilëve e ushtarëve të vrarë që u është nxjerrë fara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Izraelit tha të mërkurën raportoi se 39 burrave të vrarë gjatë luftës u është nxjerrë fara nga trupat për t’u përdorur nga familjet e tyre për fertilizim në të ardhmen.

Në vijë me kërkesat e lehtësuara të Ministrisë së Shëndetësisë, të vejat dhe prindërit e burrave të vdekur mund të bëjnë kërkesë për nxjerrjen e spermës nga kufomat, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Kjo procedurë është më së shpeshti efektive, nëse kryhet jo më vonë se 24 orë pas vdekjes, por mund të bëhet edhe disa ditë më pas.

Në kohë normale, të vejat mund të bëjnë kërkesë për kryerjen e kësaj procedure, por prindërit duhet të sigurojnë urdhër të veçantë nga një gjykatë për çështje familjare për ta mundësuar tërheqjen e farës nga trupat e pajetë.

Sidoqoftë, edhe kjo masë për prindërit e të vdekurve u shfuqizua javën e kaluar.

Në njoftim thuhet se nga trupat nga të cilët është nxjerrë fara mashkullore, 32 ishin ushtarë, ndërsa shtatë civilë.

Lajme të ngjashme