Ish-pronari i FC Chelsea, Roman Abramovich padit Këshillin e BE-së - NACIONALE

Ish-pronari i FC Chelsea, Roman Abramovich padit Këshillin e BE-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Miliarderi rus Roman Abramovich ka ngritur padi kundër Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ish-pronari i klubit të futbollit, Chelsea, ka paraqitur çështjen ligjore në gjykatën e përgjithshme të BE-së të martën. Deri më tani, as gjykata dhe as Këshilli nuk kanë dhënë ndonjë koment.

Këshilli i BE-së sanksionoi Abramovich-in, i cili ka nënshtetësi ruse, izraelite, dhe portugeze, si pjesë e një grupi masash që synojnë Rusinë dhe aleatët e Vladimir Putinit.

Ai ishte një nga disa oligarkë rusë të goditur me ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve. Në atë kohë, blloku tha se ai kishte "akses të privilegjuar me presidentin [rus] dhe ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me të", të cilën Abramovich e ka mohuar fuqishëm.

Oligarku u detyrua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të shesë klubin e Premier League, Chelsea, pasi ai u sanksionua në fillim të këtij viti për "pushtimin brutal dhe barbar të Putinit".

Chelsea më në fund u shit për 2.5 miliardë £ (3.2 miliardë dollarë) të hënën tek një konsorcium i udhëhequr nga Todd Boehly, i cili pjesërisht zotëron ekipin e bejsbollit, Los Angeles Dodgers, në Shtetet e Bashkuara.

Shitja e Chelsea-t me çmimin më të lartë ndonjëherë për një skuadër sportive, shënoi fundin e 19 viteve të Abramovich në krye të klubit që fitoi pesë trofe të Premier League krahas titujve të tjerë evropianë.

Autoritetet portugeze konfirmuan se shitja e Chelsea nga Abramovich nuk i bëri dobi miliarderit apo ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij, ngase të ardhurat do të përdoren për të mbështetur aktivitetet humanitare në Ukrainë.

"Kjo [shitje] pason një angazhim të ngushtë midis Komisionit Evropian, Portugalisë dhe Mbretërisë së Bashkuar që synon të sigurojë që shitja të jetë plotësisht në përputhje me legjislacionin e sanksioneve të BE-së," kishte shkroi Komisioni për AP në atë kohë.

Në prill, dy biznesmenë rusë të lidhur me Abramovich-in, Eugene Tenenbaum dhe David Davidovich, kishin rreth 10 miliardë paund pasuri të ngrira nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Ministrja e Jashtme, Liz Truss, kishte thënë se ishte ngrirja më e madhe e aseteve në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të ngjashme